• +355694053871
  • apostolike@connection.al

Çfarë Ne besojmë

THEMELET E BESIMIT

Uniteti i Perëndisë dhe Triniteti i Personave.
Prishja e plotë e natyrës njerëzore. Nevoja e pendimit dhe e ripërtëritjes. Dënimi përfundimtar i të papenduarve.
Lindja e Jezus Krishtit nga virgjiresha nëpërmjet veprës së Frymës së Shenjtë. Jeta e Tij pa hije mëkati. Vdekja e Tij për shlyerjen e mëkateve tona. Ringjallja e Tij triumfale nga të vdekurit me një trup me te gjitha përsosmëritë e natyrës njerëzore. Ngjitja e Tij në qiell dhe ndërmjetësimi për ata që besojnë në Të. Ardhja e dyte e Tij. Mbretërimi i Tij në paqe dhe drejtësi për një mijë vjet mbi tokë.
Dy urdhërimet (sakramentet) e dhëna nga Jezusi: Pagëzimi në ujë dhe Darka e Zotit si shenja të sigurta të hirit e të dashurisë së Perëndisë ndaj nesh.
Qeverisja frymërore e kishës nëpërmjet: apostujve, profetëve, ungjilltarëve, pastorëve, mësuesve, pleqve dhe dhjakëve.
Përgjegjësia e çdo besimtari në dhënien e së dhjetës dhe ofertës
Shfajësimi dhe shenjtërimi i besimtarit për meritë të Zotit e Shpëtimtarit tonë, nëpërmjet besimit dhe jo për shkak të veprave tona.
Pagëzimi në Frymën e Shenjtë me shenja qiellore që e shoqërojnë.
Dhuratat e Frymës për ndërtim, mësim e këshillim të trupit të Krishtit, kishës së Perëndisë, tempulli i Frymës së Shenjtë.
Frymëzimi Hyjnor dhe autoriteti i Shkrimeve të Shenjta.
Mundësia e humbjes së hirit